WIPRO GATEWAY

Fuqizoni biznesin tuaj me burime të sigurta dhe të besueshme

Image

Vizioni ynë

Të jemi partneri kryesor i fermerëve në ndërtimin e një sektori blegtoral të zhvilluar, të qëndrueshëm dhe inovativ. Qëllimi ynë është të ofrojmë akses në shërbime të cilësisë më të lartë, duke ndihmuar fermerët të arrijnë sukses afatgjatë.

Ne besojmë në një të ardhme ku xhvillimi modern i blegtorisë mbështetet nga ekspertiza, teknologjia dhe praktikat më të mira të menaxhimit, duke krijuar një ekosistem të qëndrueshëm për rritje dhe zhvillim. Përmes lehtësimit të punës me suport dhe asistencë financiare, ne ndihmojmë fermerët të maksimizojnë potencialin e tyre.

Image

Strategjia

Një Mozaik i Plotë për Suksesin Ne integrojmë të gjitha shërbimet tona në një sistem të unifikuar, duke ofruar mbështetje të plotë. Çdo element funksionon si pjesë e një pushteti më të madh të duhur, me qëllim suksesin dhe Blegtorinë e Qëndrueshme.

Partneriteti ynë Fermerët ofron burimet dhe mbështetjen e nevojshme për rritje dhe sukses të afatgjatë. Në bashkëpunim me Partnerët Ndërkombëtarë, ne sjellim njohuritë më të fundit, teknologjinë dhe inovacionet. Bashkëpunimi me autoritetet lokale dhe institucionet shtetërore, ndihmon në krijimin e një ambienti mbështetës.

Image

Veçori dalluese

Cilësitë që veçohen si vlerë:
Inovacioni: Mundësimi dhe besimi në fuqinë e teknologjisë dhe inovacionit për të transformuar sektorin e blegtorisë.

Qëndrueshmëria: Ne angazhohemi për praktika që respektojnë mjedisin dhe promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm.

Excellenca: Ne ndjekim parimin e cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm në të gjitha aspektet e punës sonë. Ambicia Pozitive: Ne shikojmë me besim përpara në hapat që do të hedhim për të zgjeruar biznesin.

Image

Ne synojmë të sigurojmë:

Furnizimin me Blegtori të Cilësisë së Lartë. Identifikimin dhe përzgjedhjen e racave më të mira, që i përshtaten kushteve klimatike dhe terrenit, duke zhvilluar një zinxhir prodhimi më efikas. Përmes bashkëpunimit me ZVE, ne sigurojmë racat më të mira, të përmirësuara nga vendet evropiane, duke garantuar produktivitet të lartë dhe qëndrueshmëri.

Shërbime Veterinare, Medikamente, Teknologji Ofrojnë mbështetje për shërbime të specializuara, duke siguruar furnizimin me medikamente dhe vaksina cilësore. Shërbime moderne, bashkëpunim me rrjet veterinerësh, për shëndetin e blegtorisë përmes platformave inovative, asistencë me eksperiencë ndërkombëtare dhe trajnime.


Image

Ne kemi objektiv të ofrojmë:

Ndihmë në Financim dhe Grante Identifikimi i mundësive, lehtësimi i aksesit në huadhënie, fonde dhe grante, si dhe zhvillimi i planeve të biznesit për të siguruar financim nga bankat ose organizatat përkatëse. Ofrimi i mbështetjes për fermerët për rritjen e bizneseve të tyre. Konsulencë për aspekte manaxheriale dhe çështje ligjore. Menaxhimi i duhur i financave nga ekspertë të fushës dhe mbështetje në çdo aspekt të biznesit blegtoral.

Menaxhimi dhe zgjerimi i kullotave malore. Identifikimi dhe sigurimi i kullotave të hapura nëpërmjet marrëveshjeve me pushtetin lokal dhe pronarët privatë. Menaxhimi i qëndrueshëm i kullotave dhe mbrojtja e tyre nga zjarret.


Shërbimet tona

Ne ofrojmë mbështetje të plotë në çdo fazë të blegtorisë, nga përzgjedhja e racave më të mira të përshtatura për çdo rajon, deri te ofrimi i çdo detaji që ndihmon në arritjen e suksesit afatgjatë.

Image

Raca të pastra

Ne ofrojmë ndihmë për nevojat tuaja të blegtorisë, duke ofruar racën e pastër të përsosur për të plotësuar kërkesat tuaja për çmim dhe cilësi.

Mund të zgjidhni të blini ose të bëheni pjesë e një bashkëpunimi me ne në hapësirat që ofrojmë.


Image

Shërbime Veterinare

Ne ofrojmë shërbime, duke siguruar medikamentet dhe vaksinat e duhura dhe me cilësi të lartë.

Përmes platformave inovative, ne aplikojmë teknologjinë, duke përmirësuar menaxhimin shëndetësor të fermave.

read it

Image

Konsulencë dhe Suport

Ne ofrojmë ndihmë me njohuri të specializuara, për të ndihmuar fermerët të arrijnë rezultatet më të mira dhe të menaxhojnë sfidat.

Ne ofrojmë konsulencë strategjike, financiare dhe teknologjike, së bashku me asistencë në menaxhimin e projekteve.


Image

Fuqi punëtore

Ne ofrojmë punëtorë të kualifikuar dhe trajnim të specializuar për të mbështetur fermerët në aktivitetin e përditshëm.

Ndihma jonë siguron produktivitet të lartë, efikasitet dhe zhvillim të përshtatshëm të punëve të fermës.

details

Image

Pse të na Zgjidhni?

Ne jemi një kompani nimëtare, e angazhuar për të lehtësuar dhe bashkë-investuar në sektorin e blegtorisë në Shqipëri. Duke investuar me ne, bëheni pjesë e një industrie dinamike dhe të qëndrueshme të blegtorisë, që sjell përfitime si për fermerët, ashtu edhe për investitorët. Bashkëpunoni me ne sot dhe sigurohuni për një të ardhme të qëndrueshme dhe fitimprurëse në blegtori!

 

Partnerët tanë


Partneriteti ynë bazohet në besim, bashkëpunim dhe angazhim të ndërsjellë për të arritur sukses të qëndrueshëm dhe rritje të ndërsjellë.

Image

ZVE Zuchtvieh-Export

ZVE është e specializuar në përmirësimin gjenetik të lopëve gjermane, përfshirë stoqet, riprodhimin, spermën dhe embrionet.

Image

Bashkia Skrapar

Mbështet çdo aktivitet që kontriubon në rritjen e mirëqënies së zonës dhe zbulimit të vlerave turistike të saj.

Image

Vet clinic Skënderi

Klinika ofron te gjitha sherbimet veterinare si: vaksinime, mjekime, teste laboratorike, nderhyrje kirurgjikale

Kontakt

Nëse jeni fermer dhe dëshironi të bashkëpunoni me ne për të përmirësuar prodhimin tuaj ose për të mësuar më shumë rreth mundësive të reja, ne jemi këtu për t'ju ndihmuar. Na kontaktoni: